Tërbohen serbët, Ballistët e quajnë stadiumin e Shkupit “Adem Jashari”

25.07.2016 19:22:38

Për tifozët e Shkëndijës së Tetovës stadiumi kombëtar në Maqedoni ‘Filipi II’ quhet stadiumi ‘Adem Jashari’.

Një paralajmërim i ‘Ballistëve’ për ndeshjen kualifikuese për Ligën e Evropës që Shkëndija e zhvillon me çekët e Mlada Boleslav më 28 korrik duke filluar nga ora 20:00, ka bërë që të “çmenden” mediet serbe, shkruan Indeksonline.

“Së bashku shkruajmë historinë, KF SHKËNDIJA – FK M.BOLESLAV, në arenën ‘Adem Jashari’”,është njoftimi që u ka djegur serbëve.

“Skandal në Maqedoni: Stadiumi Kombëtar emërtohet sipas themeluesit terrorist të UÇK-së”, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

Tutje kjo medie paralajmërimin e Ballistëve e cilëson si provokim në prag të ndeshjes kualifikuese të Ligës së Evropës.