Tërheqia nga Kosova ,e Contour Glabal, nuk është një sanksion Amerikan , siq e interpretojnë kundërshtarët politikë të Kryeministrit Kurti!

17.03.2020 18:58:14
Nga Adem Bytyçi
Opinionit nuk mund t’i shitën të vërteta në vend të gënjeshtrave!
Partia e Kurtiit, VV-ja, edhe kur ishte në opozitë e kundërshtojë kontratën me Contour Global, për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” ,për prodhimin e 500 Megavatë rrumë, për shkak të një çmimi shumë të lartë për fuqinë ekonomike të Kosovës.
Përveq arsyeve tjera z.Kurti, atëherë në opozitë mendonte se mund të gjindej një Kompani tjetër e cila do të ndêrtonte këtë termicentral me kaq fuqi prodhuese me një çmim shumë më të volitshëm.
Ata që thonë se terheqia e Contour Global, për të mos e ndërtuar termocentralin Kosova e Re, prej 500 megavatë , ka të bëjë me një sanksion Amerikanë, ndaj Kosovës, ose nuk e dinë ,ose nuk duan ta dinë se ndërtimi i termocentralit Kosova e Re ,nga Contour Global, nuk ishte një donacion falas Amerikonë, por një kontratë milionshe në mes Qeverisë se atëhershme Haradinaj dhe Kontour Global, sido qoftë sanksianët e një shteti ndaj një shteti tjetër e kanë një natyrë dhe pretendim tjetër qoftë ekonomik ,qoftë politikë.
Të gjitha veprimet e Kryeministrit Kurti, qofshin edhe ato në dobi të Kosovës , nga disa opozitarë e kanë për qëllim ,që Kryeministrin Kurti ,ta paraqesin si “anti- amerikanë” për të krijuar huti në opinion se z.Kryeministër Kurti , është duke rrezikuar raportët miqësore të përhershme të Kosovës me SHBA-në, të cilat raporte ish Presidenti historikë i Kosovës ,dr.Ibrahim Rugova , i pat vendos me shumë mund dhe sakrifica,  në një kohë kur Kosovën e kishin kapluar flaktët e një lufte të përgjakshme nga shteti kriminal dhe gjenocidal i Serbisë.