Tërheqje muskulore e gradës së dytë, Morata larg fushave për 4-8 javë

03.10.2017 15:44:19

Sulmuesi i Chelsea-t Alvaro Morata mund të qëndrojë larg fushave për më tepër se një muaj pasi pësoi një tërheqje muskulore gjatë ndeshjes ndaj Manchester City të dielën e kaluar.

24-vjeçari, i cili iu bashkua Chelsea-t për një shifër rekord 75 mln euro nga Real Madrid, është golashënuesi më i mirë i klubit me shtatë gola.

Doktorët i përfaqësueses spanjolle e kanë diagnostikuar me një tërheqje të shkallës së dytë dhe ai do të humbasë dy ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Shqipërisë dhe Izraelit.

Një dëmtim i tillë muskulor mund të zgjasë gjashtë deri në tetë javë deri sa të shërohet.

Spanja është në krye të grupit G, tre pikë më tepër se Italia, me dy ndeshje të mbetura.

Ndeshja e radhës e Chelsea-t do të jetë më 14 tetor, përpara ndeshjeve me Roma-n, Watford dhe Everton.