Tërhiqet kërkesa e seancës së jashtëzakonshme për Deharin

15.11.2016 13:53:52
Kërkesa e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes për seancë të jashtëzakonshme për aktivistin e ndjerë Astrit Deharin, është tërhequr

Aida Dërguti nga VV, ka thënë se tërheqja është bërë pasi nuk është arritur që të mblidhen 40 nënshkrime  për seancë të jashtëzakonshme për Deharin. Ajo ka deklaruar se në momentin e fundit është tërhequr nënshkrimi i një deputeti të PDK-së si pasojë e trysnisë së partisë.

Siç bëhet e ditur, ky deputet që ka tërhequr nënshkrimin, është Bislim Zogaj.

“Ka pasur shumë hezitime edhe nga deputetë të tjerë për nënshkrime”, ka deklaruar Dërguti, e cila më pas e ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Kreu i Kuvendit Kadri Veseli, njëherit edhe kryetar i PDK-së, ka mohuar se është ushtruar presion ndaj Zogajt.

Veseli është shprehur se për mos caktimin e seancës për Astrit Deharin, është vepruar sipas rregullores