Tërmet 4.4 ballë në veri të vendit, nuk ka të lënduar

04.11.2016 09:40:56

Disa lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën veriore të vendit. Nga të dhënat sizmiologjike bëhet me dije se lëkundjet kanë qenë 4.4 ballë. Lëkundjet janë ndjerë rreth orë 6.57 të ditës së sotme.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 62 km në veri të kryeqytetit, 28 km ne lindje te Lezhës dhe 14 km në verilindje të Rrëshenit.

Kryesisht tërmeti me thellësi 10 km është ndjerë në Rrëshen dhe qytetin e Lezhës dhe sipas autoriteteve nuk ka të lënduar apo dëme materiale.