Tërmet i fuqishëm ndjehet në Tiranë pak sekonda më parë

28.11.2019 13:04:13

Një tërmet i Fuqishëm sapo është ndjerë në Tiranë me magnitudë 5,1. lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda.

Ora 11:35 Tjetër tërmet i fuqishëm trondit Durrësin
Një tjetër tërmet i fuqishëm ka rënë serish në Durrës, edhe pse me magnitudë më të ulët ka serish rrezik që mund të shembë ndërtesa të dëmtuara nag tërmetet e kaluara.

tërmeti më i fundit është me magnitudë 4.5, por vendin ynë prej orëve të para të mëngjesit të 26 nëntorit është lëkundur nga mbi 500 tërmete dhe minitërmete, disa prej të cilëve janë mbi 5 ballë, ku më i fuqishmi ishte 6.4 ballë.

Nga kjo tragjedi janë shënuar 42 viktima në total, ndërsa nuk është e sigurt nëse ka ende njerëz nën gërmadha

©Copyright Gazeta SHQIP