Tërmet i fuqishëm në Itali, raportohet për dëme në banesa

16.08.2018 22:57:04

Vazhdon të lëkundet toka në Molise të Italisë: një tërmet me magnitudë 5.2 ballë është regjistruar në orën 20:19. Sipas Institutit të Gjeofizikës në vendin fqinj, epiqendra është 4 km nga Montecilfone, në provincën e Campobasso-s, me një thellësi prej 9 km.

Pas tronditjes së fortë, njerëzit kanë dalë në rrugë të kapur nga paniku. Sipas burimeve të para, mësohet se ka dëmtime të banesave në Palata. Tërmeti është ndier edhe në rajonin e Campana-s, Abruzzo, Puglia dhe në jug të Lazio-s, madje deri në Romë.

Lëkundja ka goditur, përveç epiqendrës në Montecilfone, edhe komuna të tjera në provincën e Campobasso-s. Më të afërtit: Guglionesi, Palata, Larino e Tavenna.

Pas tij ka pasur dy lëkundje të tjera me magnitudë më të vogël, 2.3 dhe 3.

Dëmtimet e lehta të shtëpive u regjistruan në fshatin Palata (Campobasso), ku sipas një studimi fillestar ka çarje në mure dhe dëmtim të brendshëm të shtëpive. Ajo e sotmja në mbrëmje, me magnitudë 5.2, është tronditja e dytë më serioze në më pak se 48 orë: pak para mesnatës në mes të gushtit, një goditje prej 4.7 ishte ndier mes komunave të Palatas dhe Montecilfone.

Zona në të cilën ka rënë tërmeti, është goditur gjerësisht. Lëkundja u ndie qartë nga popullata në Rieti dhe në komunat e Alto Velino tashmë të shkatërruara nga tërmeti i vitit 2016. Ai u ndje pastaj në Campania. Salla e monitorimit të Observatorit Vesuvian – informon drejtoresha, Profesoreshë Francesca Bianco – është mësyrë nga thirrjet telefonike të qytetarëve të shqetësuar.