Termet në Pejë e Istog

06.03.2018 12:27:33

Duke u bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, sot në ora 11:00, sipas kohës lokale, vendi ynë është goditur nga një tërmet me magnitude 2.6 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet  III1/2   ballë  të Merkalit.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte    8 km Veri Lindje të Pejës respektivisht në koordinatat :  42.739 (latituda) dhe 20.335 (longituda),  ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 8 km.

Lajmin e ka bërë të ditur, Ministria e Zhvillimit Ekonomik

Për shkak të thellësisë së përfillshme të vatrës së tij, tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga banorët e Regjionit Pejës.

“Deri më tani Rrjeti Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës nuk posedon të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonën epiqendrore”, njofton MZHE.