Tërmet në Rumani

24.09.2016 12:51:09

Një tërmet me magnitudë 5,3 ballë i shkallës Rihter u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Rumani, por pa shënuar viktima, njoftoi Instituti Kombëtar i Fizikës së Tokës.

Epiqendra e tërmetit u lokalizua në rajonin sizmik në Vrancea (lindje) ku lëkundjet u ndjenë në të gjithë territorin e vendit si dhe në Moldavi dhe në Bullgari, dy shtete fqinje.

“Lëkundja e tokës u regjistrua rreth orës 02:11 (23:11 GMT) në një thellësi rreth 91,6 kilometra duke mos shkaktuar viktima as dëme të konsiderueshme”, pohoi për median, zëdhënësi i Inspektoriatit Kombëtar për Situatat e emergjencës (IGSU) Ovidiu Chirca.

Rumania duke përfshirë rajonin e Vrancea (jug) shtrihet në kryqëzimin e tre pllakave tektonike, figuron në mesin e vendeve më të ekspozuara ndaj lëkundjeve të tokës në Evropë.

Lëkundja e fundit e tokës me një magnitudë të ngjashme u regjistrua në lindje të Rumanisë në nëntor të 2014.

Ky tërmet me magnitudë 5,7 në shkallë Rihter, nuk ka shkaktuar as viktima as dëme.