Tërmet në Shkup, qytetarët dalin nga shtëpitë e tyre

11.09.2016 09:13:38

Në Shkup është regjistruar një tërmet i fuqishëm. Dridhja e tokës është ndjerë në orën 06.57 minuta.

Sipas Qendrës Sizmike Evropiane, tërmeti ka qenë 3.9 shkallë, në thellësi prej 5 kilometra dhe ka ndodhur rreth 7 kilometra në verilindje të Shkupit.

Tërmetin e kanë ndjerë fuqishëm edhe banorët e Tetovës si dhe fshatrat e Kosovës. Nuk ka të dhëna për dëme eventuale.Mediat shqiptare në Maqedoni shkruajnë se qytetarët, në panik, kanë dalë nga shtëpitë e tyre.