Tërmet prej 4,7 ballësh godet Stambollin

11.01.2020 16:12:25

Një tërmet me magnitudë 4,7 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi Stambollin

Tërmeti ka ndodhur në orën 16:37 sipas kohës lokale me epiqendër në Detin Marmara pranë rrethit Silivri, në thellësi prej 7,09 kilometrash, tha Agjencia për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD).

Ende nuk ka të dhëna nëse termeti ka shkaktuar viktima ose dëme materiale.