Tërmet prej 6.4 ballë godet Tajvanin

06.02.2018 19:25:15
Sipas të dhënave të Institutit Gjeologjik Amerikan (USGS), epiqendra e tërmetit prej 6,4 ballë dhe me thellësi 9,5 kilometra, është 14 kilometra në verilindje të qytetit Hualien

Një tërmet prej 6.4 ballë sipas Rihterit ka goditur bregun lindor të Tajvanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Institutit Gjeologjik Amerikan (USGS), epiqendra e tërmetit prej 6.4 ballë dhe me thellësi 9.5 kilometra, është 14 kilometra në verilindje të qytetit Hualien.

Në pamjet të cilat janë shpërndarë në rrjetet sociale numër i madh i ndërtesave dhe rrugëve janë dëmtuar si pasojë e tërmetit.

Gjithashtu në pamjet shfaqet se si një hotel në qytetin Hualien lakohet anash gjatë tërmetit.

Në tërmetin e ndodhur në vitin 1999 në këtë vend me 7.6 ballë, kanë humbur jetën mbi 2 mijë e 300 persona.