Tërmeti 7.5 në Rusi/ Ja si vrapojnë njerëzit të tmerrua

25.03.2020 10:27:12

Një tërmet me një magnitudë prej 7.5 ka shkundur rajonin e Lindjes së Largët të Rusisë, duke goditur Ishujt Kuril dhe duke shkaktuar një paralajmërim për cunami për rajonin me popullsi të paktë.

Sipas medieve të huaja, tërmeti u ndje në të gjithë rajonin të mërkurën pasdite (sipas kohës lokale), me një thellësi prej 56.7 kilometra.

Vendasit e tmerruar kanë shpërndarë pamjet në mediat sociale, disa duke thënë se “asnjëherë nuk kanë ndjerë diçka të tillë”.