Tërmeti në Itali: Shembet ndërtesa prapa gazetares së CNN, derisa po raportonte Live (Video)

25.08.2016 13:55:59

Korrespondentja e rrjetit të njohur televiziv CNN, Barbie Nadeau ishte pranë përfundimit të një paraqitje të drejtpërdrejt, pasdite në Saletto, derisa po raportonte për tërmetin shkatërrues në Itali.

Ajo, siç shkruajnë mediat e huaja, duke iu përgjigjur pyetjes së një shikuesi rreth gjendjes së rrugëve në qytet, kur papritmas një ndërtesë u shemb pas saj.

“Oh Jesus”, dëgjohet ajo duke thënë në mes frymëmarrjesh, derisa po pyetej nga producenti nëse ishte ende gjallë.

Ajo pastaj ka thënë se duke parë gjendjen e shtëpisë, përcjell Telegrafi, ata kishin parandier se diçka edhe mund të ndodhte – në fakt edhe ndodhi.

Ajo më pas e ka ndërprerë paraqitjen, duke thënë se ata kanë nevojë për të qenë të sigurt, nga një situatë e cila duket gjithnjë e më e rrezikshme, çdo orë.