Tërmeti në Shqipëri, ekipi i Milanit: Mendimet tona, tek ju. Qëndroni të fortë

26.11.2019 20:23:39

Skuadra e Milanit nëpërmjet një postimi në “twitter” është solidarizuar me tragjedinë që ka prekur Shqipërinë.

Në postimin e tyre shkruhet:

“Në këtë moment tragjik, mendimet tona shkojnë me vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri që janë goditur nga një tërmet katastrofik. qëndroni të fortë”.

Statusi shoqërohet me ngjyrat kuq e zi./