Tërmeti në Zelandë, shihni si tundet supermarketi (Video)

14.11.2016 13:00:02

Tërmeti i fuqishëm 7.8 ballë i shkallës Rihter që goditi të dielën ishullin jugor të Zelandës së Re, u pasua nga një cunami dy orë më vonë.

Në media qarkullojnë video që tregojnë se sa të fuqishme ishin lëkundjet e tërmetit.

Në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë së një supermarketi duket momenti kur gjithçka bie në tokë, si pasojë e lëkundjeve të forta.

Raportohet se lëkundjet u ndjenë deri në Wellington ku u aktivizuan sirenat dhe njerëzit dolën të frikësuar nëpër rrugë, disa prej të cilëve duke qarë.