Tërmeti shkatërron burgun e Shënkollit, transferohen të dënuarit

27.11.2019 17:10:55

Tërmeti i fuqishëm që goditi vendin mëngjesin e së martës ka shkaktuar dëmtime në burgun e Shënkollit në Lezhë.

Të burgosurit kanë qëndruar gjatë gjithë kohës në ambientet e ajrimit, si pasojë e frikës se mund të ndodhin tërmete të tjera dhe mund të ketë shembje të godinës.

Godina numër dy ka pasur dëmtime më të mëdha. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ,sipas informacioneve për çështje sigurie, do të bëjë transferimin e një pjese të të burgosurve për në burgun e Reçit në Shkodër.