Tërnava përshëndet lirimin e Ramush Haradinajt

27.04.2017 15:48:31

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava vlerëson se vendimi i Gjykatës së Colmar, për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj edhe njëherë rikonfirmoi pafajësinë e tij personale dhe pastërtinë e Luftës Çlirimtare të UÇK-së, që për mision kishte lirinë , sovranitetin dhe dinjitetin për popujt e Kosovës.

“Lirimi i Haradinajt është lajm i mirë për familjen, bashkëpunëtorët, popullin e Kosovën e mbi të gjitha për kauzën për të cilat ai është angazhuar. Z. Haradinaj edhe kësaj radhe doli i pastër e faqebardhë përball shpifjeve, insinuatave e akuzave të pabaza”, thuhet në deklaratën e myftiut Tërnava.