Terrakotat nga Vinica do të ekspozohen në Oksford

19.10.2016 12:22:44

Gjetje arkeologjike nga Vinica do të jenë pjesë e ekspozitës ”Religjionet në perandoritë nëpër histori”, që do të hapet vitin e ardhshëm në muzeun Ashmolean në Universitetin e Oksfordit.

Për këto gjetje arkeologjike janë interesuar vetë arkeologët e këtij universiteti, të cilët e kanë vizituar muzeun e Vinicës, ku janë njohur me perjardhjen historike të këtyre gjetjeve terrakote të posaçme.

Ekspozita do të hapet në tetor të vitit 2017 dhe do të zgjatë deri në janar të vitit 2018.