Terroristi i ISIS buzëqesh kur dëgjon se do dënohet me 10 vjet burgim (Foto)

20.10.2016 19:18:15

Dodi Suridi nga Indonezia, është dënuar sot me 10 vjet burg për rolin që ka luajtur në një sulm me bombë dhe armë në Xhakarta.

Katër civilë u vranë në atë sulm terrorist, i cili ishte më i keqi që ka goditur Indonezinë në vitet e fundit.

Suridi, 23-vjeçar, është përkrahës i Shtetet Islamik (ISIS), dhe para sulmit, i ka ndihmuar grupit terrorist që t’i prodhojë bombat, njëra nga të cilat u përdorë atë ditë, transmeton Klan Kosova.

Ai e ka pranuar dënimin si rrezik i të qenet terrorist. Ai ishte arrestuar një ditë pas sulmit.