Testamenti i Gjergj Kastriotit, në duart e një arkeologu rus

21.07.2017 10:10:26

Një studiues, midis dy obsioneve , interest nacional dhe të vërtetës, dy obsione që bien ndesh me njëra tjetrën, kë duhet të zgjedh? Kjo është pyetja që Mustafa Nano, Ia bëri profesor Xhevat Lloshit kohë më parë, një pyetje që I është orvatur dhe shpesh në mëndje, teksa është marrë vitet e fundit me hulumtimin e historisë. Në Ballkan studiuesit kanë treguar se e kanë të vështirë të ndahen nga nacionalizmi.

“Nëse një studiuesi të historisë i bie në dorë një dokument që është dhe unik, i vetmi i këtij lloji, dhe që provon se shqiptarët kanë ardhur vonë në Ballkan rreth shekullit të 10-të apo të 11-të, çfarë duhet të bëjë një studiues shqiptar me këtë dokument, ta publikojë, apo në emër të interesit kombëtar ta fshehë apo edhe më keq ta gris? Kjo është pyetja që Mustafa Nano ngriti në një diskutim me librin e tij më të fundit organizuar tek instalacioni Reja. Nën drejtimin e Alda Bardhylit, në debat u përfshinë historianë dhe publicistë.

“Mua më duhet të them se jam pak kritik në lidhje me historiografitë nacionale në Ballkan, kjo ka të bëjë me faktin, se, ka përpjekje për të nxjerrë në evidencë një madhështi të kombit dhe kam përshtypjen se është një madhështi e supozuar. Dhe për të nxjerrë në pah këtë madhështi ose adoptojnë atë tezën e hershmërisë së shqiptarëve, dhe po specifikohem tek shqiptarët, dhe pse nuk është 100% e provuar I është shitur shpesh publikut si një gjë e stër provuar”, tha Nano.

Sipas tij, “shpesh herë një numër i caktuar historianësh dhe studiuesish ndalen tek një një ngjarje e caktuar, të cilës i bëjnë një përshkrim në mënyrën e tyre, dhe po shpesh herë ata mundohen të stisin gjëra dhe çuditem se si mund ti thonë, për shembull: Viset ilirike janë vise shqiptare dhe bëhet një kalim automatiknga viset ilire në ato shqiptare dhe që për mua aq automatik nuk mund të bëhet”.

“Unë jam i sigurtë që ata që e njohin historinë e Shqipërisë e dinë se këto nuk janë rrezultate të gjetura nga dokumenta. Por studiuesi në fjalë u ndal dhe tha se Shqipëria është shkelur nga Shen Pali, dhe që është mbështetur nga shumë autorë, por që sipas meje është një tezë që nuk dokumentohet. Një tjetër tezë është që Shekspiri ka shkelur me mendjen e tij në Iliri, në fakt Shekspiri ka shkruar një dramë ku përmend brigjet e Ilirisë por vetëm kaq, dhe këtë fakt studiuesit e paraqesin si diçka të madhe për kombin shqiptar. Dhe kjo lloj qasje ndonjëherë me duket edhe fëminore sidomos kur bëhet fjala për një studiues, i cili ka lexuar dhe studiuar me mijëra faqe e libra dhe të arrijë kaq kollaj në përfundime të tilla më duket e pa logjikshme. Por kjo nuk është vetëm sëmundje e jona, kjo është edhe e vendeve të tjera e sidomos të Ballkanit. Kam përshtypjen se serbëve ju takon më shumë kjo sëmundje, sepse ata, e kanë manipuluar historinë e tyre për një kohë të gjatë, dhe kanë sajuar ngjarje dhe dokumenta, I kanë interpretuar ngjarjet historike në një mënyrë shumë të lezetëshme, dhe shpesh herë edhe komike”, tha Nano. Sipas tij, teza kryesore në këtë libër është se, armiqësitë ndërmjet kombeve këtu në Ballkan janë të vona.

“Kjo daton në momentin kur në Ballkan fillojnë të lindin shtetet nacionaliste dhe këtu filluan edhe përpjekjet e tyre për të nxjerr në evidencë madhështinë e kombit të tyre dhe mua më rrezulton se përpara largimit përfundimtarë të perandorisë osmane nga këto vende, ndërmjet shqiptarëve dhe grekëve, apo ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve të ketë patur një qasje kaq armiqësore. Dhe deri atëherë ka patur një marrëdhënie deri diku edhe “erotike” midis vendeve të Ballkanit.

Dhe mund të përmend revolucionin grek që nëse do ta quajmë revolucioni shqiptarë nuk do bënim asnjë gabim sepse kanë marrë pjesë shumë shqiptarë në atë rrevolucion dhe kryengritja anti osmane ka qenë e jashtëzakonshme dhe unë njoh pak raste kur shqiptarët kanë përqafuar një kauzë ashtu siç kanë përqafuar kauzën anti osmane në Greqi. Dhe kontributi i shqiptarve në atë revolucion mua më shushat!”, tha Nano.

Profesori dhe studiuesi Xhevat Lloshi u shpreh se duhet të heqim dorë nga pozicioni i “strucit” dhe të mësohemi të balafaqohemi me opinionet e të tjerëve. “Mustafa Nano me librin e tij të fundit e ka marrë përsipër ta bëjë një gjë të tillë. Dhe sot ata të huaj që vinë duhet të mësohemi ti shohim ashtu si janë. Dhe ky libër është një libër nga i cili mëson shumë, dhe ai që ka dëshirë të mësojë diçka, në të do të gjejë një publicistikë me shumë vlera”, tha Lloshi.

Por natyrisht jo të gjithë të huajt kanë shkruar jo mirë për shqiptarët, dhe kemi rastin e Edit Durhamit, e cila mbërriti fillimisht në Mal të Zi, pati kontakt së pari me serbët, dhe pastaj u mrekullua pas Shqiptarëve, dhe ju e dini se pas botimeve që ajo bëri për ta, ata e quajtën mbretëresha e pa kurorëzuar e Shqipërisë.

Por kur shkoi në Maqedoni, ajo ka shkruar shumë keq për maqedonasit. Historiania Nevila Nika duke u ndalur në rëndësinë e një dokumenti u shpreh se “Unë vij nga bota e dokumenteve dhe dua të ndaj me ju diçka që kam lexuar disa vite përpara në lidhje me një dokument, ditari i një prifti dhe që ishte I pa botuar, një ditar dhe një libër historie i jashtëzakonshëm, por që ka përshtypje për fqinjët tanë por edhe për ne sigurisht dhe në ditar ka një shënim të tillë. Prifti i Manastirit të Shën Vladimirit gjatë vizitës së një arkiologu rus, I ka dhuruar testamentin e Gjergj Kastriotit. Nuk e di se sa është e vërtetë.

Ishte viti 1924. Jemi munduar të zbulojmë se kush është ky personazh që ka ardhur nga Rusia dhe I dhurohet ky testament dhe nuk e kemi gjetur deri tani. Këtu është fjala për dokumente të rralla që nëse nuk egzistojnë më, na prishin shumë punë. Unë jam plotësisht dakort me idenë tuaj, për të botuar ose për të bërë publike sepse ne kemi nevojë të dime dhe realisht në 50 vjet diktaturë, nuk është se morëm vesh shumë, se çfarë kanë thënë të tjerët për ne, për veç pjesëve që ne na pëlqenin dhe që duheshin thënë, të tjerat duheshin përjashtuar. Që të dimë se çfarë thonë të tjerët për ne, e mirë apo e keqe, që ta dimë është gjë e mirë. E njëjta gjë është edhe për dokumentet.

Ju përmendët Bismarkun, për herë të parë I gjith materiali I kongresit të Berlinit është disa vite më parë para 100 vjetorit të pavarësisë nga një gazetar Jusuf Buxholli i cili e ka marrë nga arkivi i ministrisë së jashtme në Bon, e ka botuar të gjithin dhe është dhe në gjermanisht por edhe në shqip, dhe kanë bërë komentin përkatës. Nuk është aq e thjeshtë shprehja e Bismarkut Shqipëria një shprehje gjeografike, dhe nuk e kam për të kundërshtuar por ka qenë shumë komplekse në Kongresin e Berlinit trajtimi i çështjes shqiptare. Për hir të së vërtetës, osmanët dhe nuk po them turqit, ndaj nesh janë sjellë në mënyrë hakmarrëse dhe ndoshta është pak!

Ndarja e shqiptarëve në katër vilajete ku ishin të përzierë dhe gegë dhe toskë, sepse Shqipëria e mesme është gegëri, pra dhe ndarja administrative ishte përça dhe sundo. Në të gjithë këtë mund të them se Shqipëria u zbraz nga truri dhe shpirti i saj. Që do të thotë se pas vdekjes së Gjergj Kastriotit iku nga vendi e gjith elita apo ajka e këtij vendi. Në këtë aspekt mund të them se arkivi i Shqipërisë është relativisht I pasur, por që vizitohet pak ose aspak nga historianët.

Dhe si arkiviste kam ndjerë dhimbje kur shoh që nuk vinë që ta shfrytëzojnë këtë arkiv”, tha Nika. Sipas saj, përsa I përket marrëdhënieve me fqinjët dhe veçanërisht me grekët, jemi fqinj aq të vjetër sa që perjudha e pas krijimit të shtetit shqiptarë është krejt tjetër në krahasim me atë kur ne kemi patur një mardhënie krejt tjetër, natyrisht kjo e kushtëzuar nga kisha apo nga patriarkana e stambollit bënte të vetën.

Ndryshe ka qenë me fqinjët tanë veriorë. Këtë e them sepse e vërtetuar nga dokumenta, që nga fillimi I shekullit t 18 ka dëshmi pa fund, çfar bëjnë? Martesa me dhunë! Rrëmbime vajzash, grash, prishja e varreve, dhe kjo është një nga gjërat e para që bënin fqinjët tanë veriorë. Futja e tyre në kishat katolike në tentativën për ti asimiluar, dhe ka patur kërkesa drejtuar papës në tëcilat thuhej se serbët po përpiqen të na asimilojnë, dhe ndoshta edhe kjo mund të jetë një nga arsyet e konvertimit në musliman.

Botimi dhe leximi i dokumentacionit është një nga gjërat më të vyera që mund ti bëjmë shqiptarve”. “Unë kam ndjerë dhimbje më besoni kur kuptoj se Shqiptarët dinë kaq pak për vendin e tyre, për fshatin apo qytetin e tyre. Dhe dinë aq pak sa ju nuk mund ta besoni, dhe të shkolluarit jo vetëm ata që janë pa shkollë. E kundërta të ndodh nëse shkon në Plavë apo Guci ku ata për pak minuta të rrëfejnë historinë e shtatë apo tetë brezave te mëparshëm”, tha Nika.

Botuesi Henri Çili tha se “Mustafa Nano nuk është një njohës i mirë i historisë dhe prandaj ne na intereson, si një kategori e ndërmjetme për ta sjell në vëmendjen publike të jo historianëve dhe të historianëve për ta sjell në mënyrë elegante një nga çështjet tona, më të rëndësishme të kulturës”.