Tetë të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut në Zvicër

24.08.2017 20:43:44

Tetë njerëz u raportuan të humbur të enjten pasi një rrëshqitje e dheut goditi qytetin zviceran të Bondos Rrëshqitja e tokës ka ndodhur të mërkurën në mëngjes dhe të zhdukurit janë nga Gjermania, Austria dhe Zvicra ka raportuar policia lokale. Helikopterët dhe shërbimet e shpëtimit po drejtonin kërkimin për të zhdukurit të enjten. Bondo ndodhet në zonën juglindore të Val Bondasca, pranë kufirit italian, shkruan Kallxo.com Qyteti u evakua pas rrëshqitjes së dheut, dhe banorët nuk kanë qenë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre, sipas një deklarate të policisë.