Tetovari e dizajnon jahtin luksoz për ‘Aston Martin’ (Foto/Video)

20.09.2016 10:02:40

Në Maqedoni nuk e kërkoi fatin për të bërë karrierë dhe emigroi në Mbretërinë e Bashkuar për të jetuar e punuar si dizajner në disa kompani të mëdha. Bëhet fjalë për dizajnerin Pëllumb Gurra i cili deri tani ka punuar për disa kompani të mëdha.

Pëllumb Gurra

Nga viti 2007 Gurra ka punuar për ”Jones & Bowen”, kompani prestigjioze për prodhimin dhe shitjen e orëve dhe bizhuterive luksoze.

Në këtë kompani Gurra ka punuar për 11 muaj prej ku është shpërngulur tek kompania ”Morath Automotive Development” ku ka qenë përgjegjegjës për dizajnimin e veturave supermoderne Morath JH8 dheMorath 3REE. Në këto dy projekte ai ka punuar për 4 muaj, për të ia dhënë bukurinë këtyre veturave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Morath JH8

Morath JH8

Morath 3REE

Morath 3REE

Më vonë Gurra ka punuar për kompaninë ”Lufthafen S.A.” ku ka qenë përgjegjës për dizajnimin e brendshëm të disa kazinove nëpër botë, pronë e të cilave është kompania ”Lufthafen S.A.”

Casino P.G

Nga Prilli i viti 2011 e deri më prill të vitit 2014 ai është rikthyer  në kompaninë”Jones & Bowen” për të punuar në produkte si Aston Martin, Vacheron Constantin, Colibri, Andrew Marc dhe Huyndai duke marrë disa çmime ndërkombëtare për dizajn.

Kompania Aston Martin e pëlqeu punën e Pëllumbit dhe e rekrutoi që ai pastaj të punojë për ta në projekte të ndryshme: Aston Martin AMY120 Yacht, Aston Martin AM37 Speedboat, Aston Martin DBX Concept, Aston Martin 2015 Geneva, New York and Dubai Show Stands, Pakerson Shoes, Formitalia Furniture, Grant Macdonald Accessories, Aston Martin Watches dhe Aston Martin 37S.

Prodhimi i fundit i Aston Martin i bërë nga dora dhe e menduar nga tetovari Pëllumb Gurra nga 28 shtatori e deri më 1 tetor do të prezentohet në Monako në shown e shtrenjtë të jahteve luksoze.

Mariella Mengozzi, CEO i Quintessence Yachts, nënkompani e Aston Martin në njoftimin e nisur për fansat e këtij sporti ka shkruar ”Jam shumë i kënaqur nga produkti final të cilin mund ta shihni të gjithë nga 28 shtatori e deri më 1 tetor. Do të mund ta shihni se këtë jaht të fuqishëm ju mund ta merrni me disa ngjyra” thotë Mariella Mengozzi.

Aston Martin 37S 2

Aston Martin 37S

Për këtë jaht është interesuar edhe ”Bloomberg Business” duke e quajtur këtë prodhim si të shkëlqyeshëm./Telegrafi/