Teuta merr tre pikët e para falë sulmuesi ganez Latif

02.09.2018 23:23:09

Në ndeshjen e tretë ka ardhur 3-pikëshi i parë për Teutën në këtë edicion të Superligës. Skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi ka mposhtur në “Niko Dovana” me rezultatin minima l -0, Kamzën e Devollit që nuk ka mundur dot të rezistojë deri në fund për të marrë një barazim në transfertën durrsake.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 74’ me anë të sulmuesit ganez Amadu Latif, i cili shënon për durrsakët me kokë pas krosit të çuar në zonë nga Hakaj. Me shënimin e golit, Teuta vijon të qëndrojë në sulm, në kërkim golit të sigurisë, ndërsa Kamza mundohet të reagojë për të barazuar edhe pse nuk e ka forcën e duhur.

Deri në fund, pavarësisht insistimit të Kamzës rezultati mbetet i pandryshuar dhe Teuta merr kështu fitoren e parë sezonale duke shkuar në kuotën e 5 pikëve. Ndërsa Kamza pëson humbjen e dytë radhazi, pas asaj me Partizanin një javë më parë, mbetet në kuotën e tre pikëve.