Teuta Rugova: Majlinda Kelmendi homazhe te varri i babit tim

20.08.2016 15:02:09

E bija e presidentit Rugova, Teuta, e që është edhe kuvendare në Kuvendin e Kosovës, ka postuar në facebook një njoftim të shkurtër, nëpërmjet të të cilit  njofton për nderimet që kampionia olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi, trajneri i saj, Driton Kuka dhe kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, kanë bërë te varri i presidentit Rugova.

“Majlinda Kelmendi, kampione olimpike, Driton Kuka, trajner dhe Agron Kuka, kryetar i Federatës Kosovare të Xhudos bënë homazhe te babai dhe vizituan familjen.

Suksese të tjera për Majlindën.” – thuhet në postimin e Teuta Ibrahim Rugovës.

FB_IMG_1471697849174 FB_IMG_1471697867736 FB_IMG_1471697896477 FB_IMG_1471697902424