Thaçi: Anëtarësimi në Egmont Group, arritje e rëndësishme për Kosovën

01.02.2017 17:34:02

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me anë të një postimi në facebook e ka vlerësuar si tejet të rëndësishëm anëtarësimin në Egmont Group.

“Kjo organizatë bashkërendon përpjekjet e vendeve kundër pastrimit të parave, krimit financiar dhe financimit të terrorizmit”, ka shkruar në facebook presidenti Thaçi.

Lexo postimin e plotë:

Pas një pune disavjeçare, Kosova u anëtarësua në Egmont Group dhe kjo është një e arritur e rëndësishme në nivel ndërkombëtar për subjektivitetin tonë.

Kjo organizatë bashkërendon përpjekjet e vendeve kundër pastrimit të parave, krimit financiar dhe financimit të terrorizmit.

Ky anëtarësim dëshmon se vendi ynë i ka përmbushur standardet më të larta në këtë sektor dhe i përgëzoj të gjitha institucionet shtetërore që u angazhuan për të bërë të mundur këtë.