Thaçi: Ata që sulmonin trupat e KFOR-it, sot janë në Parlament e Qeveri

23.10.2016 09:58:52

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se pjesë e Parlamentit dhe Qeverisë janë njerëz që dikur sulmonin pjesëtarët e KFOR-it dhe NATO-s

Sot po vazhdon Seminari i 93-të i ROSE-ROTH i Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Në fjalën e tij, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se jemi krenar për sukseset e Kosovës duke ndërtuar institucione multietnike, transmeton lajmi.net

“Edhe ata që dikur qëndronin me barrikada dhe sulmonin NATO-në, sot janë pjesë e institucioneve, Parlament, Qeveri e komuna”, ka deklaruar Thaçi.

Ai ka shtuar se në këtë frymë po punohet edhe për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe të ketë miratimin e të gjitha komuniteteve”.