Thaçi: Bashkëpunimi dhe bashkëjetesa janë çelësi i jetës më të mirë në Kosovë

15.08.2016 17:44:13

Presidenti i  vendit Hashim Thaçi ka theksuar se gjatë vizitës së sotme në Gorazhdes të Pejës pati rastin të dëgjojë për hallet dhe gëzimet e gjithë qytetarëve të këtij vendbanimi.

Sipas tij siguria, ekonomia, pronat dhe kthimi i njerëzve në shtëpitë e tyre ishin hallet e tyre, sikur që janë gati për çdo qytetar të Kosovës, transmeton Indeksonline.

Ky është postim i plotë:

Në Gorazhdec të Pejës pata rastin të bashkëbisedoj edhe me qytetarët e këtij vendbanimi piktoresk dhe të dëgjoj për jetën e tyre, për hallet dhe gëzimet. Siguria, ekonomia, pronat dhe kthimi i njerëzve në shtëpitë e tyre ishin hallet e tyre, sikur që janë gati për çdo qytetar të Kosovës. Vizitat e “gastarbajterëve”, gazmendet familjare ishin gëzimet e tyre, sikur që janë për çdo qytetar të Kosovës në këto ditë të bukura vere. Bashkëpunimi dhe bashkëjetesa janë çelësi i jetës më të mirë në Kosovë dhe në rajon. Ky ishte mesazhi i kësaj vizite.

Në fund, pata kënaqësinë që bashkëbiseduesit t’i qeras me nga një birrë “Peja”. HTH