Thaçi bisedon me Ali Ahmetin, i shprehë gatishmërinë e institucioneve tona

07.08.2016 21:51:02

Presidenti i Kosovës përmes një njoftimi në Facebook ka treguar se ka biseduar përmes telefonit me liderin politik të shqiptarëve në Maqedoni, Ali Ahmetin dhe i ka ofruar ndihmë.

“Për ngjarjet tragjike në Maqedoni, sapo bisedova me mikun tim, Ali Ahmetin, të cilin e ngushëllova për viktimat që humbën jetën në fshatrat e Shkupit. Kjo fatkeqësi natyrore ishte e egër për shumë familje shqiptare dhe për t’i mbështetur në këtë gjendje të jashtëzakonshme, edhe Aliut i shpreha gatishmërinë e institucioneve të Kosovës që t’i ndihmojnë popullsinë dhe ekipet e menaxhimit të krizave me çfarëdo që është e nevojshme”, ka shkruar Thaçi.