Thaçi: Datën e zgjedhjeve bëhet në ditët në vijim

21.06.2017 09:29:42

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka hapur diskutimin për të caktuar datën e zgjedhjeve lokale.

Ai ka thënë se kjo do të bëhet në konsultim me partitë politike dhe në bazë të Kushtetutës së Kosovës.

Thaçi është shprehur se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka pasur zgjedhje demokratike, andaj të tilla do të jenë edhe ato lokale.

“Caktimi dhe shpallja e zgjedhjeve lokale bëhet pas konsultimit me partitë politike. Zgjedhjet për organet vet qeverisëse mbahen ditën e dielë, çdo katër vite.  Sipas kompetencave të Presidentit, vendimi bëhet jomë vonë se 4 muaj dhe jo më herët se 6 muaj apra datës së zgjedhjeve. Duhet marrë parasysh të gjithë faktorët që mund të ndikojnë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve, KQZ është shprehur e gatshme të sigurojë mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Kemi dëshmuar për zgjedhje demokratike edhe në zgjedhjet për Kuvend të Kosovës”, ka thënë ai, raporton Indeksonline.

Thaçi ka shtuar se në ditët në vijim do ta shpallë datën e zgjedhjeve, në bazë të asaj se çka vendoset sot në diskutim me partitë.