Thaçi: Debati për Demarkacionin do ta bashkojë pozitën e opozitën

20.07.2016 10:20:47

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur sot në lidhje me debatin për Demarkacionin që do të zhvillohet në Kuvendin e Kosovës më 3 gusht.

Thaçi tha se ky debat do ta bashkoj spektrin politik në Kosovë

“Debati që do të zhvillohet me 3 gusht për demarkacionin do të jetë në koncesion për aprovimin apo votimin pa dallim partie për ketë çështje që është në interes për Kosovën dhe Malin e zi. Kjo çështje duhet ta bashkoj spektrin politik që interesat shtetërore ti vë para interesave të shtetit”, tha Thaçi.

Ndërkaq, i pyetur nga gazetarët nëse do të ndodh demarkacioni me Serbinë përkundër kundërshtimeve, Thaçi deklaroi se parashihet të ndodh shumë shpejt edhe demarkacioni me Serbinë.