Thaçi dekoron edhe Flora Brovinën

26.02.2018 12:20:20

Thaçi ka vazhduar edhe sot ndarjen e Medaljeve Presidenciale të dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sot ka dekoruar me këtë medalje deputeten Flora Brovina.

Statusi i plotë i Hashim Thaçit:

Me përkushtimin e një gruaje atdhetare dhe me angazhimin e pandalshëm të një humanisteje, Flora Brovina u kujdes gjithmonë për qytetarët dhe kontribuoi shumë në emancipimin e gruas shqiptare para dhe pas luftës.

Për kontributin e çmueshëm, sot deputeten Brovina e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Ajo do të shërbejë gjithmonë si shembull sesi duhet të mbrohen të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave.