Thaçi dekoron me medalje ambasadorin amerikan: Faleminderit për kritikat, këshillat…

12.09.2018 09:50:40

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dhënë Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, ambasadorit amerikan, Greg Delawie.
Thaçi e ka falënderuar për shërbimin, për kritikat dhe për këshillat e vazhdueshme ambasador Delawie.

“Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë sot e ndava për një mik të veçantë të Kosovës. Ambasadori amerikan, Greg Delawie, po e përfundon shërbimin e tij diplomatik në Kosovë. Pandalshëm, gjatë këtyre tre vjetëve, ai u preokupua dhe ndihmoi çdo proces nëpër të cilin kaloi vendi ynë. Faleminderit për shërbimin, për kritikat dhe për këshillat e vazhdueshme ambasador Delaëie. Kosova e çmon shumë mbështetjen tuaj!”, ka shkruar i pari i vendit në faqen e tij zyrtare në Facebook.