Thaçi dekoron Shalën me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë

22.02.2018 18:40:54
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar ish-publicistin dhe politikanin Blerim Shala, me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë.

Thaçi ka thënë se e ka dekoruar Shalën për kontributin e tij të gjatë në gazetari dhe për aktivitetin e tij të pareshtur për demokratizimin e skenës politike të Kosovës.

“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë, sot e dekorova politikanin, publicistin dhe intelektualin e shquar Blerim Shala, për kontributin e tij të gjatë në gazetari, publicistikë. Po ashtu edhe për pjesëmarrje e tij në Delegacionin e Rambujesë, rolin si koordinator i Ekipit të Unitetit gjatë negociatave për zgjidhjen e statusit final të Kosovës si dhe për aktivitetin e tij të pareshtur për demokratizimin e skenës politike të Kosovës”, ka thënë Thaçi.