Thaçi e Kurti e kanë gabim kur përjashtojnë rolin e BE-së apo të SHBA-ve

10.03.2020 17:59:22

Nga : Muhamet Hamiti

Të dyja, BE-ja dhe SHBA-të, kanë rol dhe duhet të kenë rol në përfundimin e dialogut të Kosovës me Serbinë që duhet të sjellë njohje të Kosovës në kufijtë aktualë, por edhe integrim të plotë të Kosovës në sistemin ndërkombëtar: anëtarësim të vendit tonë në BE, në NATO dhe në OKB.
Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Albin Kurti po bëjnë luftë për pushtet (power struggle) në punët e jashtme.
Duke preferuar amerikanët dhe një rol kryesor për vete, Thaçi po e përjashton rolin e evropianëve (të BE-së) në punët e Kosovës, të po këtyre evropianëve me të cilat ka punuar me vite, ndërsa Kurti, duke synuar rol kryesor për vete në politikën e jashtme, të cilën në një mënyrë ia ka njohur Gjykata Kushtetuese Qeverisë sa i përket dialogut me Serbinë, po e përjashton rolin e pazëvendësueshëm amerikan, të SHBA-ve.
Prandaj, Thaçi e Kurti e kanë gabim. Të dytë njësoj.
Presidenti dhe Kryeministri i Kosovës duhet të punojnë bashkë për Kosovën, me BE-në dhe me SHBA-të.
Politikë e kahershme e Kosovës ka qenë dhe duhet të jetë integrimi në Evropë dhe miqësia e përhershme me SHBA-të.