Thaçi e Pacolli: Po punojmë në finalizimin e agjendës për sesionin e Asamblesë së OKB-së

23.09.2018 20:23:26

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për në SHBA, bashkë me ministrin e Jashtë, Behgjet Pacolli.

Me të arritur atje Thaçi dhe Pacolli kanë nisur punën për përgatitjen e agjendës.

“Bashkë me Zëvendëskryeministrin e Parë, Behgjet Pacollin, duke punuar në finalizimin e agjendës sonë për sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York”.

“Në ditët në vijim do të zhvillojmë shumë takime me përfaqësues botërorë për të shtyrë përpara agjendën euroatlantike të Republikës së Kosovës, bashkëpunimin bilateral, njohjet dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Thaçi në Facebook, përcjell Telegrafi.