Thaçi e shikon nga afër ndeshjen Finlandë-Kosovë

05.09.2016 20:22:15

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është duke qëndruar në Finlandë ku do të zhvillohet ndeshja Finlandë-Kosovë.

Ai është takuar me ministrin e Jashtëm finlandezë, Timo Soini me të cilën edhe do e shikoj ndeshjen.

“Sapo arrita në Turku të Finlandës, ku pata një pritje të ngrohtë nga ministri i Jashtëm finlandez, Timo Soini. Me ministrin Soini do të ndjekim së bashku ndeshjen historike të përfaqësueses së Kosovës me Finlandën në kualifikimet për në Botërorin 2018, si dhe do ta kremtojmë miqësinë e jashtëzakonshme mes dy shteteve tona”, ka shkruar Thaçi në Facebook.