Thaçi: Fehmi e Xhevë Lladrovci, shembull të përkushtimit për liri

Thaçi: Fehmi e Xhevë Lladrovci, shembull të përkushtimit për liri

22.09.2019 14:46:25

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se para 21 viteve ranë heroikisht në ballë të betejës, komandanti Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortja e tij, Xhevë Krasniqi – Lladrovci, duke dhënë shembullin më suprem të përkushtimit për liri dhe çlirim të Kosovës.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk u mposht nga ofensivat e shtatorit 1998 në saje të guximit dhe trimërisë së dëshmorëve dhe heronjve tanë”, ka shkruar Thaçi në një postim në Facebook.