THAÇI: GRATË QË MPOSHTËN KANCERIN E GJIRIT JANË SHNDËRRUAR NË FRYMËZIM

29.10.2016 14:51:58

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se shumë gra në Kosovë të cilat kanë triumfuar ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit janë “shndërruar në frymëzim për shumë njerëz, duke iu dhënë forcë për jetë.”

Këto komente Thaçi i ka bërë në përfundim të fushatës sensibilizuese të opinionit për këtë sëmundje.

Në kudër të kësaj fushate, sot në Prishtinë është organizuar një ecje simbolike.

“Lufta kundër kancerit të gjirit duhet të jetë e përditshme”, ka shkruar Thaci në llogarinë e tij në Facebook.