Thaçi: Hadi Shehu ishte pasuri e madhe e artit shqiptar

12.03.2017 12:51:27
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e aktorit, Hadi Shehu duke thënë se ai ishte një pasuri e madhe artit shqiptar.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e aktorit të madh, Hadi Shehu. Me veprimtarinë e tij krijuese dhe artistike, ai ishte një pasuri e madhe e artit shqiptar në përgjithësi. Ngushëllime familjes Shehu dhe gjithë komunitetit artistik në Kosovë. HTH”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në “Facebook”.