Thaçi homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova

28.11.2016 11:01:10

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për nder të festës së 28 Nëntorit , Ditës së shpalljes Pavarësisë së Shqipërisë, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule tek varri i Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

Me këtë rast, Thaçi ka lartësuar figurën e presidentit Rugova, duke thënë se vlerësimi për të është në kuadrin më të lartë, për personalitetin e tij sakrifikues, internacionalizimin e çështjes së Kosovës dhe për liri e pavarësi.

“Në kuadër të festës së 28 Nëntorit,  sot e nderojmë me përgjegjësinë më të lartë shtetërore presidentin e parë të republikës së Kosovës z. Ibrahim Rugova për personalitetin e tij sakrifikues, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për angazhimin e tij maksimal në internacionalizimin e çështjes së Kosovës”, tha Thaçi.

Ai do të vazhdojë homazhet në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.