Thaçi: Komunikatën kërcënuese të ‘Gardës Vullnetare Shqiptare’ e shkroi Kurti në selinë e VV-së

21.05.2020 19:24:56

“Komunikata e Gardës Vullnetare shqiptare është shkruar nga vetë Kurti dhe në selinë e partisë së tij. Gjithcka buron nga selia e partisë së tij, nga ai personalisht dhe njerëzit për rreth tij.”, ka thënë Thaçi.

I pyetur se a do të pranojë të dalë në debat me Kurtin, Thaçi u shpreh se do ta kishte një debat shumë relaksues me kryeministrin në detyrë.

“Unë do ta zhvilloja një debat shumë relaksues dhe mund të them shumë zbavitës”, ka thënë Thaci