Thaçi: Kongresi Amerikan miratoi Rezolutën që dënon ekzekutimin e vëllezërve Bytyçi

28.06.2018 21:22:43
Komisioni për Punë të Jashtme i Kongresit Amerikan, sot ka miratuar një Rezolutë me të cilën ka dënuar dhe denoncuar ekzekutimin e vëllezërve Bytyçi, në vitin 1999, në Serbi.

Lidhur më këtë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se për trimërinë dhe sakrificën e tyre gjatë luftës, si dhe për kontributin e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ditë më parë, me urdhrin “Heroi i Kosovës” i ka dekoruar tre vëllezërit Bytyçi, Yllin, Mehmetin dhe Agronin.

“Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shumë heronj të përbashkët, të cilët kanë luftuar dhe kanë dhënë jetën e tyre për vlerat dhe idealet e njëjta”, ka thënë Thaçi