Thaçi kujton 35 vjetorin e vrasjes së Kadri Zekës dhe Jusuf e Bardhosh Gërvallës

17.01.2017 12:20:19
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kujtuar sot 35 vjetorin e vrasjes së tre veprimtarëve të lëvizjes kombëtare, Kadri Zekës dhe Jusuf e Bardhosh Gërvallës
Siç vlerëson ai, ata ishin intelektualë të kohës moderne të paluhatshëm në përpjekjet e tyre për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve.

Postimi i plotë i Thaçit:

Sot është 35 vjetori i vrasjes së tre veprimtarëve të shquar të lëvizjes sonë kombëtare, Kadri Zekës dhe Jusuf e Bardhosh Gërvallës.

Kadriu dhe vëllezërit Gërvalla ishin intelektualë të kohës moderne të paluhatshëm në përpjekjet e tyre për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve.

Do t’i kujtojmë gjithmonë, sepse me kontributin e shquar dhe veprimtarinë e pandalshme hynë në historinë e ndritur të Kosovës.