Thaçi kujton masakrën e Lubeniqit: Liria s’është e plotë pa ndëshkimin e kriminelëve

01.04.2018 10:28:39
Presidenti, Hashim Thaçi, pa kujtuar të masakruarit në masakrën e fshatit Lubeniq të Pejës në 19 vjetorin e kësaj masakre.

“Dita e parë e prillit, para 19 vjetësh, ishte shumë mizore për banorët e Lubeniqit të Pejës dhe gjithë qytetarët tanë”.

Forcat policore dhe ushtarake serbe, pasi plaçkitën fshatin, vranë dhe masakruan rreth 80 civilë të pafajshëm: burra, të moshuar, gra e fëmijë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Nderimi institucional për të gjithë të rënët do të jetë i përjetshëm, por liria dhe çdo vlerë e ndërtuar me sakrificë, asnjëherë nuk do të jetë e plotë pa ndëshkimin e atyre që i bënë këto krime dhe pa e zbardhur fatin e të gjithë të zhdukurve”