Thaçi kujton në njëvjetorin e vdekjes nënën e ish luftëtarit të UÇK-së

16.09.2018 12:07:02
Presidenti, Hashim Thaçi, sot ka kujtuar në njëvjetorin e vdekjes Azë Thaçi-Ferizin – nënën e ish-luftetarit të UÇK-së Xhavit Ferizi nga fshati Plluzhinë e Skënderajt.

“U bë një vjet pa nënën Azë, e cila ishte një nënë e madhe për shumë luftëtarë të lirisë. Në vitet e hershme të veprimit ilegal të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në ditët tona më të vështira, shtëpia e nënës Azë në Plluzhinë, ishte strehë ku ne gjetëm përkujdesje dhe besnikëri”, ka shkruar ai në Facebook.

“Me guximin e një heroine dhe me kujdesin e një nëne, Aza Thaçi-Ferizi na qëndroi përherë pranë, duke na dhënë bukë, larë rroba dhe pastruar plagë. Gjithmonë do ta mbajmë të gjallë kujtimin për të”, ka shkruar Thaçi.