Thaçi: Kurtit i thashë të punojmë për Ligjin për referendum – nuk ishte i koncentruar në bisedë

01.04.2020 21:19:41

Hashim Thaçi sonte në Pressing ka treguar se kryeministrit në detyrë, Albin Kurti i kishte thënë që ta bëjnë ligjin për referendum.

Por presidenti thotë se Kurti nuk ishte fare i interesuar.

‘’ Albin Kurtit i thash të punojmë për Ligjin për referendum , por nuk ishte i koncentruar në bisedë’’, ka thënë ai.

Kujtojmë që Vetëvendosje përherë e kishte kërkuar këtë ligj.