Thaçi: Liberalizmi i vizave, pas ratifikimit të Demarkacionit

27.03.2017 20:49:03

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka ripërsëritur se vetëm ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi e ndan Kosovën nga liberalizimi i vizave.

Presidenti Thaçi tha se nëse nuk kalon tani Demarkacioni në Kuvend, mund të kalojnë dekada kur Kosova do të mund të lëviz lirshëm në zonën Schengen.

“Nëse kryhet Demarkacioni ndodh liberalizimi i vizave në muajt e ardhshëm. Nëse kjo nuk ndodh ka pasiguri për muajt, vitet e ardhshme, ndoshta dekadë”, tha Thaçi në Tribuna Channel.

Thotë se nuk njeh zëra kundër formimit të ushtrisë. Madje ai thotë se do të punojë që t’i bind serbët të votojnë përkundër faktit që, sipas tij, ata janë të urdhëruar nga Serbia që të mos votojnë formimin e ushtrisë.

“Serbët e Kosovës janë të urdhëruar që të mos votojnë. Janë edhe të frikësuar dhe kërcënuar nga Beogradi që të mos votojnë. Por edhe bashkësisë ndërkombëtare i mbetet që të punojë me Beogradin që të tërhiqet nga ky projekt armiqësor me konoslidinim dhe formimin e shtetit të Kosovës dhe në të njëjtën kohë të mendojnë që Kosova të mos mbetet viktimë e politikave të gabuara të Beogradit”, tha Thaçi.