Thaçi: Masakra e Dubravës është shembulli tipik i spastrimit etnik në Kosovë

23.05.2020 12:09:43

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka përkujtuar masakrën e kryer në burgun e Dubravës, ku para 21 vitesh forcat policore dhe ushtarake serbe vranë për disa ditë me radhë të burgosurit shqiptarë.

“Masakra e Dubravës është shembulli më tipik se deri në çfarë niveli çnjerëzor shteti serb i Millosheviqit zbatoi doktrinën e tokës së djegur në Kosovë, planin e spastrimit etnik, masakrat kudo nëpër Kosovë, dhunimet, vrasjen e fëmijëve dhe dëbimin e më shumë se gjysmës së popullatës shqiptare”, ka shkruar Thaçi, në një postim në Facebook.

“Edhe sot e kësaj dite ende nuk dolën para drejtësisë vendore ose ndërkombëtare autorët e krimeve”, ka shkruar Thaçi.