Thaçi mirëpret planin e presidentit Trump për paqe në Lindjen e Mesme

28.01.2020 20:42:49

Hashim Thaçi, ka thënë se mirëpret planin e presidentit amerikan Donald Trump për paqe në Lindjen e Mesme.

“Paqja është qëllimi përfundimtar dhe udhëheqësit e të dy palëve duhet të tregojnë lidership dhe vizion dhe ta bëjnë atë të ndodhë”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump, ka prezantuar “marrëveshjen e tij përfundimtare” për paqen në Lindjen e Mesme, duke thënë se plani i tij i detajuar prej 80 faqesh do të ishte një “zgjidhje realiste dy-shtetesh”, për të cilën tashmë ishte rënë dakord nga Izraeli.

“Sot Izraeli bën një hap të madh drejt paqes”, tha Trump në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Shtëpinë e Bardhë.

Ai vazhdoi duke thënë se ai ka folur me liderët izraelitë dhe tha se “vizioni i tij paraqet një mundësi fituese për të dy palët, një zgjidhje realiste që zgjidh rrezikun e shtetësisë palestineze por edhe sigurinë e Izraelit”.